Mbiyndyrosja e sapunit


Yndyrosja e sapunit është një proces i rëndësishëm nëse doni të zbutni veprimin e sapunit dhe të shfrytëzoni vetitë e vajrave me cilësi shumë të lartë. Një proces i tillë do të zvoglojë gjithashtu pH e sapunit të prodhuar. Mbani në mend se sapunët e yndyrshëm më dobët pastrojn, janë më të butë, por janë më të rehatshëm për lëkurën. Kur prodhoni sapun, sapunin gjithmonë e yndyrosni duke llogaritur "zbritjen". Për ta bërë sapunin të pranueshëm për lëkurën, kjo procedurë është e domosdoshme. Llogaritja e recetave me "zbritje" është metoda standarde për të bërë sapun dhe të gjitha në lidhje me llogaritjen e recetës me zbritje është përshkruar në artikullin "Llogaritja e përbërësve". Ka edhe një mënyrë tjetër për të shtuar yndyrë shtesë në sapun e cila bëhet duke shtuar yndyrë në kohën e përzierjes së sapunit në gjurmë.


Procesi i yndyrosjes duke shtuar vaj në gjurmë bëhet kur ju doni më tej të zbutni sapunin dhe të shfrytëzoni vetitë e vajrave me cilësi të lartë. Me fjalë të tjera, baza nuk do të i prishë ato vajra të klasës së lartë që keni shtuar më vonë në gjurmë. Para kësaj ju normalisht keni bërë recetën tuaj të sapunit dhe keni parashikuar zbritjen. Në rast se doni të yndyrosni duke shtuar vaj në gjurmë, sugjeroj që gjithmonë të krijoni një recetë fillestare me një zbritje prej 5%.
Kur të keni një recetë të gatshme, do të keni gjithashtu informacion mbi masën e tërësishme të sapunit. Masa totale e sapunit është shuma e masave të yndyrës, bazës dhe masës së lëngshme. Mbivendosja e yndyrës bëhet me 3 deri në 10%. Disa njerëz vënë edhe më shumë, por unë mendoj se kjo do të ishte e tepruar. Për shembull, nëse kemi recetën vijuese. Receta është rezultat i një llogaritësi sapuni

Recetë
vaj palme 600 g
vaj kokosi 300 g
vaj ulliri 100 g
zbritje 5%
NaOH 148,23 g
lëngë (ujë i distiluar) 330,00 g

Masa totale e sapunit është shuma e yndyrës, bazës dhe e lëngut:
600 + 300 + 100 + 148.23 + 330.00 = 1.473,23 g
1% e 1.473.23 g është 14.73 g
Nëse yndyrosni me 10%, atëherë ju po yndyrosni me 14.73 * 10 = 147.3 g të ndonjë yndyre.

Mbiyndyrosja bëhet me vajra të cilësisë më të lartë të cilat shtohen në momentin kur sapuni përzihet në gjurmë. Shtimi i vajit në atë moment është mënyra më optimale për të ruajtur përbërës të kualitetit të lartë nga vaji. Vajrat që zakonisht i përdor për mbiyndyrosje janë vaj ulliri, gjalpë shea, vaj orizi. Është praktike që të gjitha shtesat të cilat i vendosni në gjurmë së pari i përzieni me vajin që po mbiyndyrosni. Kështu, në atë vaj mund të vendosni bimë të thata. Gjithashtu, mund të vendosni mjaltë, qymyr të aktivizuar, qumësht pluhur, kafe të bluar, kakao dhe vajra esenciale. Ju shtoni këtë përzierje në gjurmë kur përzieni masën e sapunit.

zija kuka
Kaçanik-Kosovë

Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit