Sapunët natyrorë kundrejt atyre kimik


Sapunët natyror kundrejt atyre kimik
Arma kryesore e industrisë kozmetike kundër sapunëve natyrorë është se sapunët natyror kanë vlera bazike të pH. Qëndrimi i e industrisë kozmetike është se pH e sapunit duhet të jetë sa më afër pH-së së lëkurës. Lëkura në përgjithësi ka një pH prej rreth 5.5, dhe herë pas here edhe më acidike, rreth 4,7. Lëkura krijon një sekrecion acidik ose një shtresë mbrojtëse që mbron trupin tonë kundër baktereve dhe kërpudhave. Kjo është barriera e parë dhe mbrojtja e trupit tonë. Mjetet bazike gjatë pastrimit shkatërrojnë këtë shtresë acidike sepse në këtë mënyrë pastrojn . Strategjia kryesore e industrinë kozmetike është se sapunët natyror nuk janë të mirë, sepse alkaliniteti i tyre shkatërron shtresën acidike të lëkurës dhe kështu krijon kushtet për depërtimin e baktereve. Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë.
Posa kam siguruar shiritat e pH, unë kam kontrolluar pH e sapunëve të mi, si dhe pH e sapunëve dhe shamponeve të blerë (shih foton). Të gjitha sapunët e mi kishin  pH 10. Sapunët e lëngshëm të blerë ishin me pH 8. Shamponët e blerë ishin me pH 8 dhe 7. Është e vërtetë se sapunët dhe shamponët e blerë kanë pH më të ekuilibruar. Kjo, megjithatë, është vetëm një pjesë e së vërtetës.





















pH e ulët, ose mundësia që pH faktori mirë të jetë i balancuar, në varësi të nevojës, është argumenti i vetëm dhe jo aq i fortë kundër sapunëve natyror. Nuk është çudi që industria kozmetike e ka kapur këtë faktor si pothuajse tipari më i rëndësishëm i një produkti kozmetik. Ju keni qenë gjithmonë në gjendje të shihni slloganin "pH neutral", "i butë për lëkurën". Askund  ata nuk ju kanë thënë se kjo pH e butë mund të arrihet duke përdorur detergjentë të lirë sintetikë, duke përzier një grumbull aditivë, konzervans dhe ngjyrosës. Ata nuk kanë thënë askund se askush nuk e di se si të gjitha këto kimikate veprojnë në trup në afat të gjatë. Shumë më i madh është dëmi nga të gjithë ata kimikate se sa do t'ju bëjnë ndonjëherë sapunët natyral me një vlerë më të lartë të pH.
Natyrisht, për të pohuar këtë, unë kam analizuar përbërësit e sapunit. Ju mund të lexoni në lidhje me atë në artikullin "Ju bleni sapun, por nuk është sapun?". Doli se sapunët e lëngët për larje, të blerë, fare nuk janë sapun. Ata janë sidentë (tenzide) ose detergjent sintetik. Në shishet e produktit të tillë gjendet emri "Sapuni i lëngët". Ky është mashtrim dhe një mënyrë për të mos e refuzuar klientët. Nëse ju ndërsa jeni duke blerë mendoni se bleni një sapun të lëngët, atëherë është në rregull. Nëse do të shkruante "detergjent sintetik ", që do të ishte e saktë, gjysma e konsumatorëve do të largoheshin pa marrë parasysh se çfarë. Epo, kjo është industria e kozmetikës. Sapunët e ngurtë të blerë kanë një përbërje më të mirë sepse ata shpesh janë një përzierje e sapunëve dhe detergjentëve, por përsëri me një mori kimikatesh. Kryesisht, kur analizoni të gjithë ata përbërës, do të ju kalon dëshira për të blerë çfarëdo kozmetike artificiale. Kur e kuptoni se si mendojnë krijuesit e këtyre produkteve kozmetike, ju do të kuptoni se asgjë nuk doni nga ato.

Një situatë nga përvoja ime personale është interesante. Bashkëshortja ime kishte ekzemë në duart e saj dhe dyshonte se sapuni i lëngshëm i irritonte lëkurën. Ajo ndërpreu përdorimin e një sapuni të lëngët me pH 8. Filloi të përdorte vetëm sapun natyral që kishin të gjithë  pH 10. Pas një kohe, lëkura e saj mirë u shërua. Natyrisht, pH-ja famoze nuk është një faktor vendimtar për vlerësimin e cilësisë së sapunit. Sigurisht, pH duhet të jetë brenda intervalit prej 7 deri në 10 për të qenë në përgjithësi i përshtatshëm për lëkurën. Faktori më i rëndësishëm i vlerësimit është lënda e parë nga e cila bëhet sapuni. Nga komponimet sintetike thjesht ju nuk mund të merrni mjete humane për kujdes dhe higjienë e cila në vehte nuk fsheh efektet e mundshme në organizëm. Mjetet sintetike mund të jenë të lira dhe mund të jenë efektive në pastrim, por kurrë nuk mund të jenë të natyrshme dhe të përshtatura për njeriun.

Sot, përdor vetëm sapunët e mi që kanë pH më të lartë. pH e lartë e sapunëve natyror mund të zbutet deri diku nga procedura të caktuara dhe të bëra për të u përshtatur disa llojeve të lëkurës. Gjithçka në lidhje me pH e sapunëve natyrorë lexoni në artikullin "pH e sapunit natyral". Sapunët e punuar me dorë janë bazik. Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë pH neutrale në sapunët natyrorë, dhe sidomos jo acid. Vlera normale e pH e sapunëve natyral është midis 8 dhe 10. Kur sapuni nuk do të ishte bazik, atëherë ai nuk do të ishte sapun. Karakteristika themelore e sapunit është pikërisht baziciteti i cili është i nevojshëm që sapuni mirë të pastron papastërtitë dhe yndyrat. Sa më pak të jetë sapuni bazik, ai më dobët pastron. Lëkura krijon një mbështjellës acidik që duhet të pastrohet herë pas here nga yndyra, papastërtia dhe bakteret. Mënyra më efektive për pastrimin e sipërfaqes acidike është një medium paksa bazik. Sapunët natyral të bëra siç duhet me pH ndërmjet 8 dhe 10 nuk do të bëjnë asnjë dëm. Ata janë madje të dëshirueshëm! Pas larjes me sapun bazik, lëkura fillon të rilindë menjëherë shtresën e saj acidike dhe brenda 15 deri në 30 minuta shtresa acidike është plotësisht e rinovuar. Nuk ka arsye mjekësore për të kërkuar një sapun me pH më të ulët.

Me një bollëk të tillë të alternativave higjienike natyrore dhe  kozmetike, nuk ka arsye të hyni në opsione të lira, sintetike dhe të pa verifikuara. Unë besoj se sapunët dhe kozmetika natyrore në fund të fundit do të bëhen opsioni i vetëm. Kozmetika natyrale nuk është privilegj i të pasurve siç është qëllimi të imponohet. Gjithnjë e më shumë njerëz po bëjnë sapun dhe kozmetikë natyrore. Jini mes tyre!

Mësoni shkencën e kimis përmes videove

zija kuka
Kaçanik-Kosovë

Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit