Yndyrat
Yndyrat
Yndyrnat (vajrat dhe lyrat) janë përbërës thelbësor të sapunit dhe nga vetitë e tyre përcaktohet cilësia e sapunit. Në fillim të çdo recete, ne fillojmë duke ditur sasitë dhe llojet e yndyrës që do të përdorim. Nga faktori saponifikues (tabela), për çdo yndyrë mund të llogarisim sasinë e kërkuar të bazës (hidroksid natriumi ose kaliumi). Përveç faktorit të saponifikimit, ne shqyrtojmë dhe zgjedhim edhe vetitë e tjera të yndyrës së caktuar, p.sh. ngopshmërinë, shkumimin, ushqyeshmërinë lëkurës dhe fortësinë.
Çfarë do të thotë ngopshmëria ose vlera e jodit (angl. iodine)? Kjo është në fakt masë e ngopjes së një vaji ose yndyre individuale. Kjo është një masë se sa centigram jod mund të hargjohet për gram vaj ose yndyrë. Yndyra e ngopur (lidhje kimike njëfishe) ka vlera të ulëta të jodit kurse yndyra e pangopur (lidhje kimike dyfishe) ka vlerë të lartë të jodit. Ekzistojnë disa përjashtime, por zakonisht nga yndyra me vlerë të lartë të jodit bëhet sapun i butë. Yndyrnat me vlera të ulëta të jodit japin sapun të fortë. Për ta bërë sapun mjaft të fortë zakonisht merret 50-60% të yndyrës së ngopur. Kur kombinoni yndyra të ndryshme, mbani në mend këtë fakt .
Kujdesi i lëkurës (angl. conditioning) - i referohet përbërësve që mbeten në lëkurë, që zbusin, ushqejn dhe ndihmojn në ruajtjen e lagështirës. Lëkura bëhet e lëmueshme dhe e butë.
Shkuma (angl. lather) - Zakonisht vërehet stabiliteti i shkumës dhe shkumimi i përfituar nga yndyrat e ndryshme. Shkuma e lartë do të thotë shkumueshmëri, e cila nëse zvogëlohet, kalon në gjendje më të qëndrueshme, më shumë në gjendje kremi (paste).
Gjatë prodhimit të sapunit nuk duhet të insistoni në vajra të papërpunuara apo vajra të virgjër. Vajrat e tillë janë më të shtrenjtë. Vajrat e rafinuar posedojnë përparësi sepse reagojn më mirë me bazën kaustike. Vajrat kualitativ më mirë përdorni për ushqim.
Tabela e faktorit saponifikues për vajra dhe lyra
Yndyrnat sipas përbërjes
Ka një mënyrë tjetër për klasifikimin e yndyrës, e cila është sipas përbërjes së tyre. Yndyrnat përbëhen nga disa acide yndyrore të ndryshme, secila prej të cilave ka veti të caktuara. Acidet yndyrore që mbizotërojnë do të japin vetitë dominuese. Acidet yndyrore të gjetura në vaj janë: acid laurik, acid linoleik, acid miristik, acid oleik, acid palmitik, acid ricinoleik, acid stearik.
Acidi yndyrorë vetitë që i jep sapunit
Acidi laurik i fortë, mirë pastron, shkumë e pasur
Acid linoleik ushqen lëkurën
Acid myristik i fortë, mirë pastron, shkumë e pasur
Acid oleik ushqen lëkurën
Acidit palmitik i fortë, shkumë e qëndrueshme
Acidi ricinoleik ushqen lëkurën, shkumë të pasur dhe të qëndrueshme
Acid stearik i fortë, shkumë të qëndrueshme
Yndyrnat me shumicë të acidit oleik janë: vaji i bajames, vaji i kajsisë, pjeshka, lajthi, vaj avokado, gjalpë i kakaos, yndyrë, gjalpë shea, vaj makadami, vaj ulliri.
Yndyrnat me shumicë të acideve linoleike janë: vaji i rrushit, kajsi, pjeshkë, pambuk, kërp, susam, soje, misër, vaj shafran, vaj misri, vaj luledielli.
Acid laurik ka shumë në fara të vajit të palmës, vaj kokosi, vaj babassu.
Acidi palmitik është dominues natyrisht në vaj palme kurse acidi ricinoleik në vaj ricini.
Sapuni me shumë acid laurik ose acid miristik mund të irritojë lëkurën. Grimcat e sapunit të tillë janë shumë agresive jo vetëm kundër papastërtive, por edhe ndaj yndyrës së shtresës mbrojtëse të lëkurës. I tillë është p.sh. vaji i kokosit dhe vaji i farave të palmës dhe shuma e tyre në recetë nuk duhet të jetë më shumë se 30-35%.
Aftësia e molekulave të sapunit për të tërhequr grimcat e papastra të yndyrës paraqet në princip pastrimin. Nga njëri fund i vargut polar të sapunit, molekulat e tilla tërheqin ujin, dhe nga pjesa tjetër jopolare tërhiqen grimcat e yndyrshme të papastërtive. Kjo është arsyeja pse ju duhet të fërkoni sapunin së bashku me ujin në lëkurë. Kur të shpërlahen, të gjitha lahen së bashku. Disa lloje të sapunit janë thjesht shumë agresive ndaj yndyrnave të lëkurës dhe kjo është rasti me sapunët me një përqindje më të lartë të acidit laurik ose acidit myristik (vaj i farave të palmës, vaj kokosi). Vajrat e tjera kryesisht mirë pastrojnë dhe nuk janë aq agresive. Ja se si duket përbërja e disa nga vajrat (përbërja e acideve yndyrore) më të përdorura.
|
Comments
Post a Comment