Si të riparoni sapunin


Ndonjëherë nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si sapuni është bërë, nuk na pëlqen ngjyra ose aroma është shumë e dobët.
Sigurisht sapunin për këtë ne nuk do ta hedhim, por ne do ta rregullojmë atë. Dhe ndoshta thjesht duam ta zbukurojmë. Kjo metodë quhet Rebatching.

Ecuria
Sapunin që ne mendojmë të rregullojmë e peshojmë.
E grijmë me një grirëse për mollë.
E lagim me ujë, çaj, qumësht, qumësht kokosi .....
Nëse sapuni sapo është bërë (disa ditë) shtojmë 5-10% lëng të sasisë së sapunit. Nëse është më i vjetër (10 ose më shumë ditë) shtojmë 15-20% lëng të sasisë së sapunit në varësi të moshës. E përziejmë mirë, e lëmë të qëndrojmë pak dhe e vendosim në rernë të ngrohur në 80-90 ºC. E përziejmë herë pas here.
Kur sapuni shkrihet, shtoni aromën, ngjyrën, bimët ose çfarëdo që doni. E derdhim në kallëp dhe pas 24 orësh e nxjerrim.

Sapuni gjithashtu mund të shkrihet në mikrovalë, por mua nuk më pëlqen në këtë mënyrë sepse shumë shkumon, ose duke e ngrohur me avullt.
Nëse jeni duke punuar me një sapun që është më i vjetër ose tashmë është pjekur, ai është gati për përdorim menjëherë pas tharjes (rreth 2 javë). Pasiqë në të shtojmë lëngje për të lehtësuar shkrirjen, ne duhet të presim që ky lëng të avullohet nga sapuni - që sapuni të thahet. Prandaj, kjo metodë është e dëshirueshme kur ne duam të bëjmë një sapun me vajra esenciale të frutave agrume, sepse ato shpejt avullohen. Me këtë metodë soda kaustike ka reaguar tashmë me vajrat kështu që ne gjithashtu e përdorin atë kur shtojmë bimët që në kontakt me sodën reagojnë shumë fuqishëm ose ndryshojnë ngjyrën.

zija kuka
Kaçanik-Kosovë

Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit