Mjetet dhe enët
Mjetet themelore
Peshore e saktë në gram.- Nëse nuk keni një peshore të saktë në gram, do të duhet të investoni në këtë aparat sepse është absolutisht e nevojshme. Harrojeni matjen odometrike, me gota ose të ngjashme. Nuk ka të tilla tek sapunët. Është e rëndësishme saktësia dhe durimi.
Ena për ujë
Ena për peshimin e sodës (më e vogla)
Ena për vaj.
Ena për peshimin e sodës është një tas i vogël plastik. Ena për ujë mund të jetë me madhësi të mesme ose të vogël, nuk është e nevojshme të jetë e madhe.
Ena më e madhe është për vaj. Tek unë nuk është ashtu, por nëse jeni duke blerë enë të reja për këtë qëllim, merrni 3 enë me madhësi të ndryshme nga të vogla në të mëdha. Ato duhet të jenë të një plastike rezistente ndaj temperaturës. Këto enë nuk do të jeni më në gjendje të i përdorni për ushqim por vetëm për këtë qëllim. Bleji ato me ngjyra të ndryshme, jo si unë (i kam për vaj dhe ujë të njëjtë). Së pari lani ato me uthull të bardhë dhe vetëm më vonë normal.
Kupa e plastikës për përzierje
Kupa plastike është një zgjedhje shumë më e mirë se druri, sepse është më e lehtë për t'u pastruar.Mund të përdoret edhe enë nga çeliku inox i cili nuk ndryshket.
Blender dore (mikser)
Termometër për temperaturë të lartë.- Për një termometër unë përdor atë që përdoret në furra. Nuk është i shtrenjt dhe i shërben qëllimit.Mund të përdoren edhe termometra të llojeve tjera si termometra me zhivë ose termometër me rreze infra të kuqe.
Letër yndyrore
Diçka për rrafshimin e sipërfaqes (unë kam një drrasë të kaltërt me dhëmb që shërben për të bërë fasada) Kallëpi (kjo është një temë e veçantë)
Mësoni shkencën e kimis përmes videove
zija kuka
Kaçanik-Kosovë
Comments
Post a Comment