Procesi i ngrohtë i bërjes të sapunit







Para se të hyjmë në procesin e ngrohtë, do të ishte mirë të zotëronim procesin bazë të bërjes së sapunit (procesi i ftohtë). Thelbi i procesit të ngrohtë është që ju të përfundoni saponifikimin duke zier, jo duke tharë si në një proces të ftohtë. Procesi i ftohtë është më i mirë në kuptimin që përbërësit me vlerë të lartë të vajit mbeten të ruajtura dhe nuk shkatërrohen nga trajtimi termik. Në rastin e përfitimit të sapunit të lëngët ju duhet të aplikoni një procedurë të ngrohtë. Këto foto dhe procesi janë shkruar pikërisht kur po bëja sapun të lëngët. Sapunat e përgatitura me procesin e ngrohtë janë të gatshme menjëherë për përdorim.
Procesi i ngrohtë dhe i ftohtë janë pothuajse të njëjtë deri në momentin kur përzieni tretësirën e bazës me ujin e destiluar. Në procesin e nxehtë, tashmë përzierjen mund të e kryeni në një tenxhere inoks ku do të ziesh. Kjo do të thotë që vajrat e përgatitura dhe të peshuara menjëherë futen në një tenxhere inox për zierje  dhe në të shtohet tretësira e bazës. Pra, shtoni tretësirën në vajra, jo e kundërta. Ju nuk duhet të prisni për barazimin e temperaturës si në procedurën e ftohtë, pasi gjithçka në vazhdim ngrohet. Me një blender ju përpiqeni të merrni një përzierje uniforme dhe homogjene. Përzierja do të bëhet si pastë dhe ngadalë do të dendësohet. Kur të arrini "gjurmën" ju jeni gati për ngrohje. Tenxheren në të cilën keni përgatitur përzierjen e sapunit tash e vendosni në një tenxhere me ujë për zierje. Për procesin e ngrohtë keni nevojë për dy enë për zierje me avull . Niveli i ujit në tenxheren më të madhe duhet të jetë deri në nivelin e përzierjes së sapunit në tenxheren më të vogël.










Gjatë zierjes së pari do të keni një situatë kur vajrat e lirë (të pareaguar) do të notojnë në sipërfaqe. Herë pas here përzieni. Kuptohet se përzierja ndihmon dhe përshpejton saponifikimin. Bile herë pas here, të gjithë përzierjen e kam përzier me një blender. Këtë kam mundur sepse në këtë rast kam pregadit sapun të lëngët që zakonisht përmban dy herë më shumë ujë të distiluar, kështu që është më i holluar. Tek sapunët e ngurtë ju do të duhet të përzieni atë me dorë. Eventualisht mund të përdorni mikser. Vajra të lirë do të ketë gjithnjë e më pak. Vajrat e ndryshëm saponifikohen ndryshe dhe kanë nevojë për kohë të ndryshme. Kohën e saktë të zierjes nuk mund të e dini saktësisht sepse varet nga vajrat. E vetmja mënyrë që mund ta dini se keni përfunduar është të bëni një test. Në gjuhë përpiqeni të merrni thërrime të përzierjes së sapunit. Nëse ndiheni pakëndshëm, sapunifikimi ende nuk ka përfunduar. Kur ju mund të shijoni atë pa një ndjenjë të pakëndshme, atëherë është përfunduar. Këtë përzierje e kam zier rreth një orë e gjysmë.
Kur të keni përzierjen të përfunduar, është koha për të shtuar aromë, ngjyra dhe gjithçka që keni synuar. Sapunët e pregaditur me procedurën e ngrohtë në këtë drejtim kanë një avantazh të madh në krahasim me sapunët e fituar me procedurën e ftohtë. Me këtë unë mendoj në bimët që mund t'ju shërbejnë për ngjyrosje, të cilat përndryshe kur vijnë në kontakt me bazën zakonisht rezultojnë me një ngjyrë të çuditshme dhe të papritur. Ndërsa në këtë rast saponifikimi ka mbaruar dhe nuk ka bazë të pareaguar, ju mund të shtoni bimë dhe aromatizues lirshëm.

Sapunët më të bukur

zija kuka
Kaçanik-Kosovë

Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit