Vajrat eterik
Vajrat esenciale përdoren për aromatizimin e sopunit. Vajrat esenciale nuk janë aty vetëm për aromë. Ato janë me veti shëruese ose mjeksore. Në çfarë mënyre do të përcaktoni aromën dhe vetitë shëruese varet nga njohuria juaj e vajrave esenciale dhe imagjinatës. Aromaterapia është një fushë e madhe dhe interesante.
Praktikohet të vendosni 10 deri në 30 ml vaj esencial në një kilogram yndyrë, në varësi të intensitetit që ne duam të arrijmë. Disi ne të gjithë përdorim rreth 10 ml të vajit esencial për kilogram të yndyrës. Në thelb, kjo masë është e mjaftueshme. Sapuni ka erë të mirë, as shumë të fortë e as shumë të dobët. Pas të gjithave, vajrat esenciale janë shpesh pjesa më e shtrenjtë e lëndës së sapunit dhe kështu i racionalizojmë ato.
Sigurisht ju do të jeni i interesuar në blerjen e vajrave esenciale dhe nëse janë ato origjinale. Gjëja themelore që duhet të dini është se vajrat esenciale nuk kushtojnë lirë sepse nuk fitohen lehtë. Për një shishe të vogël të vajit esencial nevojiten sasi të mëdha të materialit bimor. Për shembull, për një litër të vajit esencial të trëndafilit nevojitet 4-5 ton petale (lule) me trëndafila. Kështu që si mund të jetë e lirë. Situata është e ngjashme edhe me bimë të tjera. Vaj trëndafili, balsami, jasemini, kamomili ... janë shumë të shtrenjtë (rreth 1.5 euro për 30 mililitra) për shkak të mënyrës së vështirë të përfitimit. Ndoshta një këshillë e dobishme për ju është që të filloni të mbani markat më të mira cilësore që kanë një reputacion për momentin. Këta janë Pranari, Primavera, Oshadhi, Hemani. Gjithmonë bleni vajra esenciale në vende të specializuara, barnatore bimore. Jo në dyqanet kozmetike standarde. Dyqane të tilla janë të mbushura me vajra esenciale me qëllim të aromatizimit të hapësirës. Këto janë vajra sintetike dhe nuk janë për lëkurë! Vetitë shëruese të vajrave esenciale i përkasin aromaterapisë dhe disa udhëzime mund të lexohen në të njëjtin artikull.
Në praktikë ndoshta do të bëni kompromise. Vajrat esenciale të shtrenjta është e dëmshme t'i shtoni në sapun, veçanërisht nëse keni nevojë vetëm për aromë. Për këtë qëllim, ato gjithashtu mund të zëvendësohen me prodhime më të lira, por duhet të siguroheni që ato nuk janë sintetike. Në treg mund të gjenden vajra eterike të rozmarinës, livandos, nenexhikut, balm limoni dhe bimë të tjera shtëpiake. Këto vajra janë më të lira dhe me cilësi të mirë.
Disa vajra është thjesht humbje t'i shtoni në sapun, sepse ato shpejt avullohen. Ky është rasti për vajrat e agrumeve. Në këtë rast, do të ishte mirë të shtoni diçka që do të shërbejë si një lidhës(fiksator) i aromës. Për këtë qëllim do të jetë i mirë sheqeri i zakonshëm dhe edhe më mirë nëse keni fruktozë. Përafërsisht 2 lugë çaji për kilogram yndyre shtohet. Shtojeni atë në ujin e marrë nga sasia totale e ujit në enë dhe në atë treteni sheqerin. Shtojeni fiksatorin në sapun kur të keni marrë "gjurmën".
Mësoni shkencën e kimis përmes videove
zija kuka
Kaçanik-Kosovë
Comments
Post a Comment