pH e sapunit natyral
pH e sapuit natyral
Është shumë e rëndësishme për të kontrolluar sapunin tuaj të punuar duke përdorur një shirit të pH. Në këtë mënyrë, do të jeni të bindur se receta ishte e suksesshme dhe se nuk kishte mbetur bazë të lirë.Tretësira bazike ka një pH prej 14 (bazë), uji është neutral dhe ka pH 7 dhe pH 1 kanë acidet e forta. Shiritat e pH janë mjaft të shtrenjta (rreth 13.5 euro), por ju do t'i keni ato për një kohë të gjatë dhe është e dobishme për të i pasur. Shiritat e pH mund të blihen në një dyqan të pajisjeve mjekësore ose kimike. Posa i kam siguruar shiritat, kam testuar të gjithë sapunët e mi. Kjo më dha disa njohuri për disa fakte që më vonë i kam përdorur. Për të matur pH e sapunit tuaj, bëni me duar një tretësirë sapuni dhe vendosni një shirit të pH në atë tretësirë sapuni. Rezultati do të jetë i gatshëm në pak sekonda. Rezultati i matjes së sapunëve të mi ishte i pabesueshëm. Të gjithë kishin pH 10 !!
Sapunët e punuar me dorë janë bazik. Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë pH neutrale në sapunët natyral, dhe sidomos jo acidik. Vlera normale e pH e sapuneve natyrale është midis 8 dhe 10. Kur sapuni nuk do të ishte i bazik, atëherë NUK DO T Ë ISHTE SAPUN. Karakteristika themelore e sapunit është natyrisht baziciteti i cili është i nevojshëm për të bërë që sapuni mirë të pastron papastërtitë dhe yndyrat. Sa më pak bazik të jetë sapuni,më dobët pastron. Procesi i saponifikimit krijon kripë të acideve yndyrore (sapun) dhe alkool trevalent glicerol. Ky kombinim i substancave në tretësirë ujore duhet të japë një pH bazik, domethënë më të madhe se 7. Vetëm me nxjerrjen e glicerolit dhe me shtimin e kimikateve është e mundur të sigurohet sapuni me pH neutral. Heqja e glicerolit në sapunin industrial (kështu veprohet për shkak të vlerës më të lartë të glicerolit) e bën atë më të vrazhdë , ndërsa sapunët e punuar me dorë janë të butë sepse gliceroli mbetet në sapun.
Sapuni natyral i punuar me dorë nuk është me pH neutrale, pa shtuar acid, siç është limoni (limuntus) ose rregullator të pH si kripë kuzhine ose sodë bikarbonati. Shumë njerëz punojnë sapun natyror bazuar në lëngje frutash që janë acidik. Kjo është gjithashtu një mënyrë për zbutjen e pH. Sapunët natyror që punohen me qumësht gjithashtu kanë një vlerë të zbutur të pH. Unë veçanërisht e di se qumështi i dhisë (përdoret në vend të ujit-kujdes,para shtimit të sodës kaustike qumështi duhet të ngrihet në friz në mënyrë që mos të denatyrohen proteinat e qumështit duke i dhënë një aromë të pakëndshme) përmban acid kaprilik që e ul pH pothuajse në neutral.
Për sapunët natyror është normale që të ketë një pH prej 10. Është e rëndësishme që kjo pH të mos e tejkalojë atë vlerë. Në varësi të përdorimit të sapunit, ndonjëherë do të duhet të zbutet pH. Kjo mund të arrihet duke shtuar yndyrë në gjurmë gjatë bërjes. Si dhe sa shikoni në artikullin e llogaritja e përbërsve. Në këtë drejtim, është e dëshirueshme të shtoni lëngje frutash ose qumësht në vend të ujit të distiluar. Gjatë qëndrimit të gjatë në vende të ajrosura, pH e sapunit natyral të fituar mund të ulet në 8, por 9 është plotësisht në rregull. Megjithatë, çfarëdo që të bëni, SAPUNI gjithmonë do të jetë bazik sepse përndryshe nuk është sapun!
zija kuka
Kaçanik-Kosovë
Mësoni shkencën e kimis përmes videove
Comments
Post a Comment