Ecuria e prodhimit të sapunit



                        
Para procesit të përgatitjes së sapunit ju duhet të keni një recetë. Unë ju rekomandoj që të mos përdorni receta të gatshme që janë plot në internet. Duke përdorur receta të gatshme ju nuk do të jeni në gjendje të rregulloni përbërësit në sasinë që keni ju në dispozicion. Gjithashtu, nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni recetën ekzistuese dhe ta përmirësoni atë për shijen tuaj. Unë ju rekomandoj të investoni pak përpjekje për të kuptuar llogaritjen e përbërësve të recetës. Kjo do të hapë një hapësirë ​​të madhe krijimi për prodhimin e sapunit. Ju lehtë mund të bëni një recetë, por për të bërë këtë ju duhet të kuptoni disa nga faktet më themelore. Si të merrni një recetë, përshkruhet në seksionin "Llogaritja e përbërësve". Kur të kuptoni se si t'i llogaritni përbërësit, mund të shkoni në kalkulatorin e sapunit. Kalkulatori i sapunit do të llogarisë të gjithë përbërësit e kërkuar të recetës dhe ju nuk do të mundoheni fare në llogaritje. Megjithëse kalkulatori i sapunit do të kryejë punën më të vështirë të llogaritjes së përbërësve në recetë, është më e rëndësishme për ju të kuptoni procedurën e përgjithshme të llogaritjes dhe termat përkatëse.

Kur ju keni një recetë, mund të filloni prodhimin sapunit. Këtu unë do të përshkruaj "procesin e ftohtë" të prodhimit të sapunit. Procedurat e ftohta dhe të ngrohta janë shumë të ngjashme dhe përputhen deri në pikën ku ju merrni një përzierje sapuni e cila, kur përzihet, lë gjurmë. Në procesin e ftohtë, përzierja është derdhur në kallëp dhe thahet për 3 deri në 6 javë, ndërsa në një proces të ngrohtë përzierja është ngrohur për disa orë shtesë për të përfunduar saponifikimin. Ndryshe nga procesi i ftohtë, sapunët e fituara nga procesi i ngrohtë janë menjëherë të gatshme për përdorim.


Kallupi për derdhjen e sapunit
1) Mbështjellni kallëpin me letër për pjekje. Në lidhje me kallëpat shikoni artikujt e mëposhtëm:
Kallëpi drejtkëndësh
Kallëpi i rrumbullakët



Matja
2) Matja e ujit të distiluar (mund të përdorni edhe ujë të dejonizuar por asesi ujë të çeshmës). Uji i përdorur për të prodhuar sapun duhet të jetë i distiluar. Matja bëhet në peshore digjitale dhe shprehet në gram. Meqenëse uji përzihet me hidroksid natriumi (NaOH) dhe në këtë rast zhvillohet temperaturë e lartë, është mirë që uji të ftohet në frigorifer, pasi kjo shpejt sjell në temperaturën e nevojshme për sapunifikim.Gjatë prodhimit të sapunit në vend të ujit ju mund të përdorni çaj, lëngje natyrore, qumësht ..



Matja e hidroksidit të natriumit
3) Peshoni sodën kaustike. Trajtoni me kujdes këtë përbërës. Shihni të gjitha rreth NaOH.



Shihni listën e enëve që përdoren për saponifikim në këtë artikull.



Shtoni hidroksidin e natriumit në ujë e jo anasjelltas
4) SHTOJMË SODËN -> NË UJË TË DISTILUAR, jo anasjelltas. Kur përzihet, zhvillohet temperatura e lartë (85-90 ° C) dhe formohen avuj helmues me grimca të sodës. Në momentet e para përziejmë tërësisht dhe vazhdimisht. Në fillim, është e rëndësishme të përzihet komplet  tretësira, përndryshe do të formohet një agregat i ngurtë i bardhë. Ai mund të shpërbëhet me nxehtësi, por është më mirë t'i shmangemi formimit të tij. Më vonë mund të relaksoheni dhe të përzieni vetëm herë pas here. Është mirë të bëjmë të gjitha në ballkon ose jashtë. Ndërsa përzieni, mos thithni avujt dhe mbani larg kokën nga avulli.

Matja e yndyrnave me peshore digitale
5) Derisa tretësira e sodës të ftohet pak, ju i peshoni vajrat.

Në lidhje me vajrat shihni artikullin rreth yndyrnave.



Ngrohja e vajrave në mikrovalë ose banjo ujore
Dy minuta i ngrohni vajrat në mikrovalë.Vajrat mund t'i ngrohni edhe në një banjo ujore.



6)Tash matni temperaturën e tretësirës të sodës dhe vajrave.Duhet të barazojmë temperaturën  e tretësirës të sodës me atë të vajrave.Kjo temperaturë duhet të jetë diku mes 30 deri 50 ° C. Për shkak të vajrave është me rëndësi që temperatura të jetë sa më e ultë kurse për procesin e saponifikimit të jetë sa më e lartë prandaj temparaturat 30 deri 50 ° C konsiderohen një mes i artë.Për procesin e saponifikimit është me rëndësi që temperatura e lartë të mbahet sa më gjatë në mënyrë që ajo të zhvillohet në mënyrë të drejtë (për këtë arsye kallëpi mbështjellet me peshqir ose batanije në mënyrë që të ngadalësohet procesi i ftohjes).

Shtimi i sodës në vajra e jo anasjelltas
7)Kur arrihet temperatura e nevojshme shtohet tretësira e sodës kaustike (hidroksidi i natriumit) në vajra dhe jo anasjelltas.



8)Ngadalë përziejmë me blinder bishtorë.Përzieni ashtu që periodikisht ndaleni dhe prap vazhdoni përzierjen.Përzierja do të merr ngjyrë.Disa sapun ngurtësohen më shpejtë e disa më ngadalë.Krejt kjo varet nga vajrat që i kemi përdorë.Kur të arrijmë densitetin e pudingut të holluar respektivisht kur të shohim gjurmë gjatë përzierjes atëherë procesi i sapunifikimit është zhvilluar.Gjurmën e formojnë grimcat e sapunit të sapoformuar të cilat dalin në sipërfaqe duke formuar gjurmë para se të zhyten. Mos u mundoni të shkurtoni kohën e ksaj faze.Disa vajra më shpejtë formojnë gjurmë kurse të tjerat më ngadalë.Po të përzienit me dorë do të ju nevojitej rreth një orë për të arritur në gjurmë ose densitetin e pudingut të holluar. Me blinder kjo arrihet për rreth tre (3) minuta.Kjo fazë e procedurës është shumë e rëndësishme sepse nëse nuk arrihet gjurma atëherë masa e sapunit do të fillon të ndahet (veçohet).

Shtimi i aromave, ngjyrave dhe eventualisht bimëve të thara
9)Në "gjurmë" shpejt shtoni aroma, ngjyra dhe eventualisht bimë të thara në varësi nga lloji i sapunit të paramenduar.Shiko artikujt:
Vajrat eterik
Ngjyrat dhe shtesat për sapun

Nëse shtoni bimë ato patjetër duhet të jenë të thara si kjo lavandë nga foto.


10)Përzierjen shpejt e derdhni në kallëpin e pregaditur. Rrafshone sipërfaqen.Zakonisht kallëpi mbulohet me kapak e pastaj mbështillet me peshqir ose batanije.Gjatë kohës së verës kjo procedurë mund të anashkalohet për shkak temperaturave të larta.Zakonisht sapuni në kallëp mbahet një ditë (24 orë) e pastaj nxirret.Për sapunët e butë koha e qëndrimit në kallëp duhet të jetë më e gjatë.



11)Pas 1 - 2 ditësh, sapunin nxirreni nga kallëpi dhe prejeni sipas dëshirës. Ju mund të presni me një thikë ose mjete të ndryshme.

 Copat e sapunit të prerë i vendosni në një vend të ajrosur mirë dhe të thatë për 3-6 javë. Gjatë kësaj kohe sapuni "maturohet". Pas ksaj kohe, sapuni është gati për përdorim.

 Nëse jeni të interesuar, mund të matni pH e sapunit duke përdorur shiritin për matjen e pH.





zija kuka
Kaçanik-Kosovë


Mësoni shkencën e kimis përmes videove






Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit