Llogaritja e përbërsve të sapunit
Llogaritja e përbërësve shërben për të krijuar një recetë për të bërë sapun. Unë ju rekomandoj që të mos përdorni receta të gatshme që janë plot në internet. Duke përdorur receta të gatshme ju nuk do të jeni në gjendje të rregulloni përbërësit në sasinë që keni. Gjithashtu, nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni recetën ekzistuese dhe ta përmirësoni atë për shijen tuaj. Unë ju rekomandoj të investoni pak përpjekje për të kuptuar përbërësit e recetave. Kjo do të hapë një hapësirë të madhe krijimi për prodhimin e sapunit.
Llogaritja e përbërësve mund të bëhet me dorë ose duke përdorur një kalkulator sapuni. Ky artikull do të përshkruajë se si përdoret llogaritja me dorë duke përdorur tabelën e numrave saponifikues. Është shumë e rëndësishme të kuptoni këtë metodë të dobishëm të llogaritjes së përbërësve sepse do t'ju japë një pasqyrë të vërtetë në të gjithë procesin. Pra, mos e hidhni këtë seksion, por lexojeni. Duhet të zotëroni llogaritjet manuale dhe të kuptoni të gjitha konceptet në lidhje me të. Më vonë nuk do të llogarisni manualisht, por do të përdorni një kalkulator sapuni. Ai do të bëjë të gjithë pjesën matematikore të llogaritjes, dhe ju do të jeni vetëm një pjesë krijuese e zgjedhjes së përbërësve.
Të dhënat më të rëndësishme në përgatitjen e sapunit janë faktori saponifikues i vajit ose yndyrës, që shkurt shënohet SAP. Faktori i saponifikimit është numri që na tregon sa gram të NaOH ose KOH nevojitet për saponifikimin e 1 grami të çdo vaji ose yndyre. Çdo vaj ose yndyrë ka vlerën e faktorit ose numrit të saponifikimit dhe këto vlera zakonisht janë në formën e tabelave. Në faqet e ndryshme të internetit do të gjeni tabela të gjata me një listë të vajrave ekzotike që ndoshta nuk do të mund ti merrni ose gjeni asnjëherë. Ja se si duket tabela. Në veçanti, yndyrat me prejardhjes bimore dhe ato shtazore paraqiten me tabela të veçanta.
Zbritje
Ka një koncept tjetër që përdoret në llogaritje e që quhet zbritje. Zbritja duhet të jetë midis 5% dhe 10%, varësisht nga shija. Disa prodhues të sapunit natyral shkojnë deri në 15%. Zbritja është përqindja që zbritet nga sasia e bazës së natriumit. Nëse vendosim një zbritje shumë të vogël, sapunit mund të jetë shumë i fortë ose alkalik. Zbritja shumë e madhe jep sapun shumë të yndyrshëm. Në anglisht zbritja quhet "superfat" ose "lye discount", dhe kjo procedurë në të cilën ju nuk lejoni një pjesë të yndyrës për të hyrë në procesin e saponifikimit quhet "superfatting".
Llogaritje
Kjo është mënyra si duket llogaritja e përbërësve me dorë. Ja se si llogaritet.
Për shembull, ju dëshironi një recetë me 500 g vaj ulliri dhe 250 g luledielli. Për secilën vlerë të vajit të tabelës lexoni faktorin e SAP dhe shkruani atë.
500 g vaj ulliri (SAP nga tabela është 0.1353)
250 g vaj luledielli (SAP nga tabela është 0.1358)
për zbritje ju zgjidhni 7%
Llogaritja:
Për 500 g vaj ulliri ju nevojitet 500 * 0.1353 = 67.65 g NaOH
Për 250 g vaj luledielli ju duhet 250 * 0.1358 = 33.95 g NaOH
Masa totalee bazës është: 101.6 g NaOH
Tani merret një zbritje prej 7% , pra. 93% e NaOH të fituar: 0.93 * 101.6 = 94.488 g NaOH
Uji merret me 33% të sasisë totale të vajit, i cili është (500 + 250) * 0.33 = 247.5 g ujë të distiluar
Ju keni llogaritur dhe keni të gjithë përbërësit që ju nevojiten për recetë.
Unë përdor në llogaritje me 33% ujë, dhe kjo sasi mund të rritet deri në 38% dhe sajte të ndryshme kanë rekomandime të ndryshme. Mbi atë sasi sapuni nuk do të funksiononte.
Në tabelë ju gjithashtu keni vlarat e saponifikimit SAP i vlefshëm për bazën e kaliumit. Baza e kaliumit përdoret për sapun të lëngët.
Nëse nuk dëshironi të llogarisni me dorë, keni në dispozicion kalkulator sapuni i cili të gjitha i llogaritë për ju.
Shtimi i yndyrës në gjurmë
Ne gjithashtu mund të shtojmë një sasi të vogël të vajit në momentin e formimit të gjurmës, në mënyrë që të mos saponifikohet dhe të ruajë vetitë shëruese. Në këtë rast ne vënë një zbritje prej 5% dhe pjesa tjetër prej 3 ose 5% (aq sa duam) shtohet në momentin e formimit të gjurmës. Në gjurma shtojmë 3 ose 5% (aq sa duam) nga cilido lloj yndyre që ka hyrë në recetë. Kjo është mënyra se si sapuni të bëhet më i butë (i yndyrshëm), ose pH e tij do të ulet paksa. Ky proces varet nga shija dhe qëllimi i sapunit.
zija kuka
Kaçanik-Kosovë
Mësoni shkencën e kimis përmes videove
Comments
Post a Comment