Prodhimi i sapunit
Pse të prodhoni sapun
Sapuni është baza e higjienës. Në bazë të sapunit, mund të bëni shampo, detergjente për larjen e rrobave, detergjentë për larjen e enëve. Ky fillimisht ishte motivi im. Kisha nevojë për një sapun kualitativ për produkte të tjera higjienike. Kërkova për një proces të fitimit së sapunit. Fitimi i sapunit nuk është diçka që ju mund shpejt të mësoni dhe të bëni. Nuk ka shumë literaturë, sidomos në gjuhën shqipe. Ka shumë seminare në internet që janë shumë të shtrenjta dhe në gjuhën angleze. Procesi i fitimit të sapunit kërkon pak përpjekje dhe durim, por nuk është diçka që duhet të paguash kaq shumë. Në këtë bllog ju do të mësoni gjithë përvojën time në procesin e bërjes së sapunit.
Për gatitjen e sapunit kërkohet një përgatitje dhe lexim për këtë proces. Kjo fazë zgjat për një kohë. Kur veç të niseni, atëherë është diçka që do të ju pëlqen shumë. Së pari, do të siguroni mjetet për të cilat mendoni se do të keni nevojë. Ju filloni të bëni kallëpin tuaj dhe kështu me radhë. Do të bëni përpjekje me të cilat nuk do të jeni të kënaqur por do të keni edhe të atilla që do t'ju motivojnë të vazhdoni. Ju me siguri do të vazhdoni, sepse bërja e sapunit është një hobi i mrekullueshëm dhe i dobishëm.
Sapunin me të cilin nuk jeni të kënaqur gjithmonë mund të rishkrini dhe të bëni një sapun tjetër në bazën e të dështuarit. Kurrë nuk duhet të hedhësh përzierjen e sapunit nëse nuk jeni të lumtur. Përzierja gjithmonë duhet të riparohet dhe përdoret në një farë mënyre.
Është e mrekullueshme kur provoni sapunin tuaj dhe kuptoni sa është më i mirë se sapunët e blerë. Ju imagjinoni receta që i mbajnë shijet tuaja dhe kënaqësia juaj bëhet pa fund. Sapunët shtëpiak janë larës më të mirë, ata janë më të mira për lëkurën, sepse natyrisht përmbajnë glicerinë. Procesi i saponifikimit prodhon sapun dhe glicerinë. Glicerina nga sapuni industrial është nxjerrë, sepse ai është i nevojshëm për shumë produkte kozmetike. Sapunët e blerë janë plot me aditivë kimikë dhe aroma sintetike dhe nuk kanë të bëjnë me atë që mund të bëni vetë në shtëpi. Sapuni shtëpiak është bazë për mjete të tjera higjienike që mund të bëni. Në këtë mënyrë, ju arrini cilësinë dhe siguroheni që mos të helmoni lëkurën tuaj me kimikate. Krejt kjo realizohet me pak para. Të gjitha këto janë arsyet pse fillova të bëja sapun.
Prodhimi i sapunit mund të jetë i shtrenjtë nëse përdorni përbërës të shtrenjtë, por ju gjithashtu mund të rregulloni përbërësit në bazë të financave tuaja dhe të merrni një sapun të mirë për shumë më pak para se ta blini. Ndani një herë në muaj pak kohë dhe nga një rund i bërjes së sapunit do të siguroni sapun për një kohë të gjatë. Ju nuk e bëni shpesh, dhe kur jeni duke punuar, ju jeni në të vërtetë duke u argëtur dhe duke luajtur, dhe nga kjo ju gjithashtu keni përfitim.
Ecuria e prodhimit të sapunit
Comments
Post a Comment