Ju bleni sapun por ai nuk është sapun


Ju bleni sapun, por ky nuk është sapun?
Po të mos merresha me prodhimin e sapunit, unë kurrë nuk do të vija tek disa fakte interesante. Surpriza ishte e madhe kur kuptova se në sapunët komercial aspak nuk kishte sapun. Unë sikur bleja sapun, kurse sjellja diçka që fare nuk është sapun, dhe që nuk përmban as pjesë më të vogël të sapunit. Po pse atëherë ky quhet sapun?I Fotografova përbërësit e një sapuni të lëngët me cilësi të lartë. Unë kam qenë duke e përdorur këtë për një kohë të gjatë dhe më ka interesuar shumë në atë që përmban. Unë kam luftuar gjithmonë për të analizuar ato përbërës të çuditshëm, të paktën në një farë mase të kuptoj atë që unë jam duke blerë dhe për çfarë bëhet fjalë.


















Përbërësit nga etiketa e sapunit të lëngët


Sodium Laureth Sulfate - SLES
Detergjentë të ngjashëm janë Sodium Lauryl Sulfate - SLS dhe Ammonium Laurel Sulfate - ALS. Këto janë të gjitha detergjentë të lirë. Janë sipërfaqësisht aktive (Surfaktants) dhe përdoren në shumë produkte të higjienës personale. Ata japin një shkumë të mirë.
Kripa e kuzhinës-klorur natriumi
Mbetet pas kripëzimit të sapunit, kur ai prodhohet. Nëse shtohet më vonë ai ka rolin e mbushësit.
Cocamidopropyl betaine (CAPB)
Përzierje e përbërësve organik të afërt të fituar nga vaji i kokosit dhe dimetilaminopropilamini., është surfaktant, trashës, sillet si një detergjent, shkumon. Ka veti antistatike prandaj përdoret në regjeneratorë. Fakti që vaji i kokosit është i përfshirë në prodhimin e tij, përdoret në mënyrë abuzive për të vënë etiketën "natyrale" në produkt. Ashtu si të gjithë detergjentët, ai e than lëkurën. Në disa njerëz mund të shkaktojë reaksione alergjike. Ky është një shkaktar i zakonshëm i ekzemës, psoriazës, rosaceas dhe dermatitit kontaktues.
Panthenol
Derivat alkoolik i acidit pantotenik. Në preparatet kozmetike të kujdesit personal, pantenoli është një humektant (lagështues), një emollient (shtypës) dhe një zbutës.Pantenoli  tërheq lagështinë nga atmosfera dhe lehtësisht lidhet me molekulat e ujit. Pantenoli depërton në mënyrë efektive në lëkurë.
Cocamide DEA (ekzistojnë edhe MEA, TEA)
Këto janë komponime sintetike të cilët përdoren për shkumëzimin dhe emulsifikimin e produkteve kozmetike. Ky komponim nuk ofron ndonjë përfitim për lëkurën dhe duhet të shmanget. Thithet lehtë në lëkurë, çrregullon sistemin hormonal dhe e lidhin atë me disa lloje të kancerit.
Citric acid
Acid limoni, zbut dhe jep shkëlqim.
Methylisothiazolinone, Methylchlorothiazolinone 
Konzervans sintetikë, alergen dhe të lidhur me sëmundjen e kancerit.
CI 47005, CI 42051
Ngjyra kozmetike, sintetike dhe sigurisht që nuk ka kurrfarë përfitimi lëkura.
Glycol Distearate
Një kombinim i etilenit glikolit dhe acidit stearik. Ajo ushqen lëkurën, ndikon në shkumë, densitetin e preparatit dhe i jep atë pamjen e perlës. Nuk është aq problematik dhe më së shumti përmendet në kontekstin e alergjive. Megjithatë, krahasuar me alternativat natyrore si aloe, gjalpë shea, jojoba nuk mund të matet. Nga përbërësi i njëjtë, etilen glikoli prodhohet antifrizi si mjet kundër ngrirje së ujit në automobil.
Laureth-1, -2, -3 ...- 50
Komponimet e prodhuara nga reaksioni i oksidit të etilenit dhe alkoolit lauril. Shenja numerike i referohet numrit mesatar të përsëritjeve të njësisë së oksidit të etilenit në molekulë. Sa më i lartë numri, rrit viskozitetin e përbërësve derisa të bëhet i bardhë, si dyll i fortë. Shërben si një surfaktant dhe për emulsifikim.

Përfundimi është se sapunet e lëngët që bleni nuk kanë të bëjnë me sapun. Në përbërjen e tyre nuk ekziston asnjë pjesë e asaj që quhet sapun. Sapunët e lëngëta kanë efekte anësore. Edhe pse termi "sident"(efekte anësore) është relativisht i ri, sondazhi i parë u prezantua nga Dove më1955. Termi Sident, nga anglishtja syndet, është një kombinim i fjalës "synthetic" dhe "detergent". Praktikisht, kemi të bëjmë me agjent për larje të bazuar në detergjentë sintetikë të ndryshëm. Fjala sident tingëllon shumë më mirë se detergjent sintetik. Po të shkruani detergjent sintetik, shumë njerëz që afektohen nga përbërësit sintetikë në higjienë menjëherë do të hiqnin dorë. Sidentët nuk duhet të quhen sapun sepse ata nuk janë. Megjithatë, në të gjitha ambalazhet shkruan "sapun i lëngshëm". Unë këtë e quaj mashtrim.
A doni të pastroheni me detergjentë sintetik dhe kimikate të tjera të shtuara në të ashtuquajturën sapun i lëngët? Shumë përbërës të sapunit të lëngshëm janë me pikëpyetje dhe nuk ka studime të pavarura për përdorimin afatgjatë të shumë përbërësve të gjetur atje. A doni me të vërtetë të eksperimentoni në veten tuaj, kur ka një varg të tërë alternativash natyrore, krejtësisht të padëmshme. Zakonisht, gjërat ndodhin në një mënyrë që kur një detergjent sintetik ose përbërës vërtetohet të jetë i dëmshëm, ai zëvendësohet vetëm me një detergjent kinse më të mirë. Një situatë e tillë do të zgjasë derisa ky detergjent gjithashtu të shfaq defekte. Prodhuesit as nuk janë të interesuar që t'ju ofrojnë diçka të mirë. Qëllimi është për të ju dhënë komponime të lira sintetike që askush nuk e di se si veprojnë në kohë afatgjatë ata . Ju do të jeni ai lepuri i testit dhe ata do të mbledhin fitime.

Le të shohim se çfarë është situata me sapunët e ngurtë të blerë. Fotografova etiketën e një sapuni më cilësor dhe të popullarizuar. Në kohët e fundit, të gjithë kanë kaluar disi nga sapunët e lëngshëm. Arsyeja është përdorimi më i thjeshtë dhe  higjienik. Edhe unë kam menduar ashtu dhe kam blerë litra të atyre sapunëve të lëngët. Le të shohim se çfarë ofrojnë sapunët e fortë, nëse ata janë ndonjë gjë më e mirë.

Përbërësit nga etiketa e sapunit të ngurtë




Sodium Lauroyl Isethionate
Detergjent sintetik. Ajo than lëkurën, por gjithashtu heq mirë yndyrën dhe kontribuon në shkumëzim. Konsiderohet si një mjet i butë.
Stearic acid
Rregullon pH dhe zvogëlon thatësinë e lëkurës
Sodium Tallowate, Sodium Palmitate, Sodium Stearate, Sodium Cocoate, Sodium Palm Kernelate
Emrat tregtar për sapun me origjinë të ndryshme (nga dhjami, vaj i palmës, vaj i kokosit, vaj nga farat e palmës-vaj palme kernel)
Glycerin
Glicerinë dmth  më korrektë glicerol, humektant(lagështues-rrit lagështin e lëkurës)
Lauric acid
Acidi Laurik. Përndryshe, përbërësi thelbësor i sapunit me origjinë nga arrat e kokosit dhe palmave. Së bashku me acidin stearik përdoret si një precipitator.
Sodium Isethionate
Detergjenti më i shkurtër sintetik. Shkumon fort dhe stabilizon shkumën e sapunit. Më së paku e than lëkurën, por e than.
Tetrasodium EDTA
Zbutës i ujit dhe konzervues. Komplekson jonet metalike në mënyrë që sapunët të mos shfaqen si njolla të patretshme. Një nga rolet kryesore të këtij përbërësi është se ajo kontribuon në performancën e agjentëve higjienikë në ujë të fortë(në popull ujë me shumë gurë). Megjithëse është bërë nga formaldehidi, i cili konsiderohet kancerogjen, dhe cianuri i natriumit, duket se rezultati përfundimtar nuk është kanceroz. Lehtë depërton në lëkurë dhe thellë, irriton lëkurën. Nuk ka një studim të gjerë mbi ndikimin e përdorimit afatgjatë.
Tetrasodium Etidronate
Në mënyrë të ngjashme si përbërësi i sipërm komplekson jonet metalike, megjithëse është i ndryshëm në strukturë. Mashtrimi i marketingut është përdorimi i të dy agjentëve të kompleksimit
Benzyl Alcohol
Komponim sintetik që vepron si aromatizues, gjithashtu është konzervans. Ashtu si të gjitha përbërjet sintetike mund të atakon sistemin imunitar. Mund të shkaktojë iritim të syve.
Butylphenyl Methylpropional
Aromë sintetike, komponim me një aromë të fuqishme të luleve. Shoqata Ndërkombëtare e Aromatizuesve (IFRA) kufizon përdorimin e saj në aromat për shkak të sensibilizimit të mundshëm. Hynë në listën e alergeneve. Duhet të tregohet në listën e përbërësve nëse përqendrimi i tij është mbi 0.01%.
Citronellol, Coumarin, Limonene, Linalool
Mund të jetë një përbërës sintetik ose natyral i vajit esencial.
CI 77891
Dioksid titani, ngjyrë e bardhë.

Në rastin e sapunëve me cilësi të lartë, industria vendosi të përziej pjesë të sapunit me detergjentë sintetikë. Natyrisht, industria përdor sapun të lirë nga lëndët e para të lira duke e larguar edhe glicerolin (përbërsin e rëndësishëm dhe të shtrenjt të sapunit). Në këtë sapun përbërësit Sodium Palmitate, Sodium Stearate, Sodium Palm Kernelate paraqesin pjesën e sapunit ndërsa përbërësit e tillë si Sodium Lauroyl Isethionate, Sodium Isethionate janë detergjentë. Përbërësit e tjerë janë aditivë të ndryshëm dhe ngjyra. Pra, është një kombinim i sapunëve dhe detergjenteve (anglisht "combar").
E vetmja gjë praktike në detergjentet sintetike është se ato lehtë mund të balancojnë pH-në e kërkuar. Kjo është pikërisht ajo që kompanitë kozmetike përdorën për të përjashtuar sapunin natyral (ka veti bazike). Shih artikullin "Sapunet natyrore kundrejt kimikateve". Sapunët natyror janë sipas tyre shumë bazikë dhe neutralizojnë shtresën acidike të lëkurës , ndërsa detergjentët e tyre sintetikë kanë një pH  të afërt me pH e lëkurës. Sidoqoftë, askush nuk ju thotë se çfarë lloj dëmtimi kërcënohet nga masa e përbërjeve sintetike që askush nuk e di saktësisht se si veprojnë në trupin e njeriut dhe që përmes lëkurës arrijnë lehtë në rrjedhjen e gjakut dhe organe të njeriut.

zija kuka

Mësoni shkencën e kimis përmes videove

Comments

Popular posts from this blog

Prodhimi i sapunit